​Qytetarët thonë se shtrëngimi i masave do të ishte shkatërrim për ata

​Qytetarët thonë se shtrëngimi i masave do të ishte shkatërrim për ata

Pas rritjes së numrit të rasteve me koronavirus, ekzekutivi pritet sonte të miratojë masa të reja për parandalimin e përhapjes së Covid-19, por kundër masave restriktive po dalin të jenë qytetarët, sipas të cilëve një gjë e tillë do të përkeqësonte gjendjen ekonomike.

Qytetari Murat Lepaja, thotë se një mbyllje e radhës përveç që do të përkeqësonte ekonomin, nuk do të ndikon në uljen e rasteve.

Lepaja: Izolimi nuk ulë rastet me Covid-19

 

“Ndoshta do t’i shtrëngojnë, mirëpo unë mendoj që nuk është mirë për shkak të ekonomisë, sidomos për ne që nuk qëndrojmë mirë ekonomikisht... Do të pësojnë bizneset prapë dhe do të përkeqësohet gjendja prapë. Nuk do të ishte e dobishme”, ka thënë ai.

Derisa qytetari Avni Bunjaku, shpreson se kryeministri Hoti nuk do të lejon masa ekstreme, në të kundërtën thotë se vështirë se do të mund të ngrihet ekonomia pastaj.

Bunjaku: Nëse ka masa do ta kemi vështirë të ngritemi ekonomikisht

 

“Nuk besoj që Avdullah Hoti do të lejoj me shku në ekstrem me këto masa. Edhe ashtu jemi të sakatosur sa të duash....Nëse bëhet kufizimi në ekonomi, këto gjëra ne jemi të shkatërruar totalisht dhe është vështir me u ngrit”, ka thënë

Ndërkaq, qytetari Nehat Haxhiu, thotë se shteti nuk ndihmon qytetarët, andaj një mbyllje do të ishte shkatërrim për ta.

Haxhiu: Mbyllja do të ishte shkatërrim për neve

“S’po mundemi me i ra në fije, nuk është vendi që duhet me u izolu shteti nuk po ndihmon kurgjo...Ekonomin edhe ashtu e kemi të dobët, nuk kem çka flasim. Këtu askujt nuk po i intereson për popull”, tha ai.

Islam Ajeti nuk e sheh të nevojshme shtrëngimin e masave, për çka thotë se nevojitet vetëm respektim i masave aktuale.

Ajeti: Nuk duhet të ketë shterngim të masave

“ Veç duhet me u ruajt, nuk ka nevojë masat me i shtrengu. Duhet me u vetëdijesu populli mos me shku në vende ku ka grupe të mëdha...Kjo po ndikon edhe psiçikisht te populli”, ka thënë Ajeti.

Komiteti për vlerësimin dhe koordinimin e situatës rreth Covid-19 ka filluar takimin, për të shqyrtuar situatën epidemiologjike në vend. Pas këtij takimi do të ketë konferencë për medie./Q.Rexhaj/


MË SHUME NGA Aktuale