S’ka gola në Gjilani, Trepça ’89 përmbysë Arbërinë
BKT
Sport

S’ka gola në Gjilani, Trepça ’89 përmbysë Arbërinë

Gjilani dhe Feronikeli kanë ndarë pikët në derbin e ditës në Superligën e Kosovës, ndërsa Trepça ’89 ka marrë pikë plota në udhëtim te Arbëria.

Në sfidën e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan, skuadra me këtë emër ndau pikët duke barazuar 0-0 me Feronikelin.

Ndeshja interesante u zhvillua në Obiliq, me Arbërinë që u mund 1:2 nga Trepça ’89.

Vendasit patën epërsi 1:0, por mysafirët nga Mitrovica, nuk u dorëzuan deri në fund, duke shënuar një fitore me përmbysje të rezultatit.