Aksion i policisë në kufirin me Malin e Zi, kapën dhjetëra pako cigaresh

Aksion i policisë në kufirin me Malin e Zi, kapën dhjetëra pako cigaresh

Mbrëmë në orët e vona, respektivisht nga ora 19 e mbrëmjes e deri në ora 1 e mëngjesit, Policia e Kosovës e ka realizuar operacionin e koduar “Skifteri”.

Ky operacion është kryer nga Drejtoria Rajonale e Kufirit Perëndim në Gjakovë.

Lajmin për Ballkani.info e ka konfirmuar Nexhmi Krasniqi, komandant i kësaj Drejtorie.

Ai ka thënë se operacioni është zhvilluar në Jabllanicë të Madhe, në kufirin me Malin e Zi. Sipas tij, në këtë operacion janë kapuar tre kuaj të ngarkuar me 30 paketime të cigare dhe me gjithsejt 1500 ‘shteka’ të llojit MAC, prodhim zviceran.

“Duhani ka qenë duke hyrë në Kosovë nga territori i Malit të Zi për në qytetin e Pejës. Personat e dyshuar i kanë vërejtur lëvizjet e Policisë së Kosovës të cilët ishin të maskuar dhe më pas kanë ikur në drejtim të Malit të Zi. Policia e Kosovës i ka ndjekur ata deri në linjën kufirtare ndërmjet dy shteteve, por meqë ishte errësisë dhe kishte mjegull, ka qenë e pamundur kapja e tyre”, ka thënë Krasniqi. 

Më poshtë mund të shihni aksionin e ndjekjës së të dyshuarve

 


MË SHUME NGA Aktuale