Tuchel për lëndimin e Mbappes: S’është koha të rrezikojmë shumë
BKT
Sport

Tuchel për lëndimin e Mbappes: S’është koha të rrezikojmë shumë

Kylian Mbappe u zëvendësua pak para fundit të ndeshjes mes Paris Saint-Germain dhe Nantes.

Trajneri Thomas Tuchel bëri me dije se ky zëvendësim ndodhi për të parandaluar lëndimin e yllit francez.

“Mendoj se Mbappe nuk e ka nga lëndimi, por më shumë nga lodhja. Tani nuk është koha të rrezikojmë shumë. Shpresoj se nuk do të kemi më lëndime të tjera”, ka thënë Tuchel.