Llapi-Drita dhe Drenica-Prishtina, kështu mbyllet pjesa e parë
BKT
Sport

Llapi-Drita dhe Drenica-Prishtina, kështu mbyllet pjesa e parë

Kanë përfunduar 45 minutat e parë të ndeshjeve që po zhvillohen në Podujevë e Skenderaj, ndërmjet Llapit e Dritës, përkatësisht Drenicës, e Prishtinës, në kuadër të javës së 10-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Në “Zahir Pajaziti”, Llapi është në epërsi me rezultat 1:0, me golin e shënuar nga Valmir Veliut në minutën e 9-të.

Të dyja palët kanë treguar lojë të hapur dhe krijuan raste shënimi, por pa arritur të shënojnë gol tjetër.

Ndërsa, Drenica e Prishtina në pushim kanë shkuar me barazimin 0:0, megjithëse mysafirët patën më tepër nga loja dhe raste më të mira shënimi.