09:19 / 02.11.2020
Jennifer Lopez ngriti pulset me kostumin e festës së “Halloween”
Jennifer Lopez këtë vit ka vendosur të vishej si Madonna.
Jennifer Lopez vendosi ti ngritë pulset e të gjithëve, kur u vesh si ‘mbretëresha’ e muzikës pop, Madonna për “Halloween”.
Me flokët bionde të valëzuara me bizhuteri të llojeve të ndryshme, Jennifer dukej fiks si Madonna tek video klipi i këngës “Like a virgin”.

Sigurisht që ajo kishte vendosur edhe rripin e paharrueshëm “Boy Toy” ndërsa vlen të përmendet se veshja dhe interpretimi i egër i Madonna-s u bënë tituj kryesorë në ‘MTV Video Music Awards’ më 1984.

Seria e publikimeve shfaqi Jennifer-in duke kënduar si ‘Material Girl’ në pjesën e parë të imazheve, të cilat mbishkruheshin “Crazy for youuuu …”

























