10:19 / 02.11.2020
Balla: E vendos Komisioni Evropian, jo Holanda. Shqipëria i ka bërë detyrat
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, në një komunikim me mediat pas mbledhjes së shtabit elektoral të PS, u shpreh optimist se Shqipëria do të arrijë ta mbajë konferencën e parë ndërqeveritare në kuadër të negociatave me BE, brenda presidencës gjermane.
I pyetur nëse ishte i shqetësuar nga skepticizmi i vazhdueshëm i Holandës, që duket se i ka vënë vija të kuqe vendit tonë, z. Balla u shpreh se mbajtja e konferencës së parë është një vendim që merret nga Komisioni Evropian, jo nga Holanda, ndërsa shtoi se Shqipëria i ka përmbushur të gjitha detyrat e lëna lidhur me këtë proces./en.























