Rama: Zemra e qytetit po rizgjohet nga rrënojat e tërmetit
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga punimet intensive që po kryhen për ndërtimin e 13 pallateve dhe 309 banesave individuale në Laç.
Kryeminitri Rama tha se zemra e qytetit po rizgjohet nga rrënojat e tërmetit ndërkohë që uron një javë të mbarë. “Mirëmëngjes dhe me kantierin e Rilindjes në Laç, ku zemra e qytetit po rizgjohet nga rrënojat e tërmetit, ju uroj një javë të mbarë!”, tha mëngjesin e sotëm kryeministri Rama.
Në Laç po rindërtohet në një sipërfaqe prej 55 976 m2. Programi i rindërtimit përfshin ndërtimin e 13 pallateve, 524 apartamenteve, 309 banesave individuale, spitalit të ri, shkolla, kopsht, çerdhe dhe godinën e bashkisë. Po ashtu parashikohet ndërtimi i një qendre tregtare, 37 dyqaneve dhe 377 vendparkime, si dhe krijimi i hapësirave publike./RTSH























