10:36 / 02.11.2020
Rama-Bashës: I kapur pas Covid si i mbyturi pas fijes së barit
Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje kryedemokratit Lulzim Basha në lidhje me akuzat për menaxhimin e situatës pandemike.
Rama ka thënë se Basha është kapur pas Covidit si i mbyturi pas fijes së barit, ndërkohë që ka futur “në valle” edhe Kryemadhin. Ai ka shtuar se Basha nuk ndalon dot Kryemadhin në përhapjen e pandemisë, njofton oranews.
“Lulëzim Basha është kapur pas Covidit si i mbyturi pas fijes së barit dhe pretendon se ai do ta kishte ndaluar valën e dytë, ndërkohë që nuk ndalon dot as aleaten e tij në fushatën e saj për përhapjen e Covidit! Mirë u çmendën po pse të gjithë njëherësh,thoshte Shvjeku i shkretë”, shkruan Rama.























