Votimi i Diasporës, KQZ ngre grupin e punës
BKT
Shqipëri

Votimi i Diasporës, KQZ ngre grupin e punës

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka ngritur grupin e punës lidhur me votimin e diasporës.

Grupi i punës që përbëhet nga 6 anëtarë do të përgatisin një material për mundësinë e votimit në emigrantëve në zgjedhjet e 25 prillit. Afati i dorëzimit të këtij raporti është deri më 15 nëntor 2020.

1.Të vlerësojë mundësinë e votimit nga jashtë vendit në zgjedhjet për Kuvendin të datës 25 prill 2021 të shtetasve shqiptar me të drejtë vote, të cilët e kanë rezidencën jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.
2.Të përgatisë një vlerësim mbi llojin, procedurën e votimit, manuale ose elektronike duke marrë në konsideratë kushtet e vendit tonë.
3.Të përgatisë një vlerësim mbi procesin e votimit dhe administrimin e votave dhe përfshirjen e tyre në rezultatin e zgjedhjeve.
4.Të bëjë një vlerësim t përgjithshëm mbi kostot financiare
5.Të përgatisë një listë me akte juridike dhe protokolle teknike që do të bëjnë të mundur votim nga jashtë vendit
6.Të prezantojë modele të këtij lloji votimi në vendet e ndryshme./TCH


MË SHUME NGA Shqipëri