13:25 / 02.11.2020
Alibeaj-Ramës: Turp e faqja e zezë, për të do flasë e gjithë bota
Ish-deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj, reagon pas vendimit të Holandës për t’u shprehur skeptike për hapjen e negociatave të Shqipërisë në BE.
Alibeaj shkruan në ‘Facebook’ se për këtë qeveri do të flasë gjithë bota mbarë.
Mesazhi i Alibeajt:
Turp e faqja e zezë!
Për këtë qeveri do flasë e gjithë bota mbarë!
Do e studiojnë politologët, juristët, historianët si qeveria e dështimit, korrupsionit, si qeveria që bëri vetëm hapa pas për integrimin në BE.
Mos beso më asnjë fjalë nga mashtruesit me karrige pushteti!























