Cardi B anulon divorcin nga partneri i saj, reperi Offset
Duket se Cardi B e ka anuluar divorcin.
Të hënën, një gjykatës i Fulton County, Georgia e pushoi çështjen gati dy muaj pasi reperja e “WAP”, 28 vjeçare, bëri kërkesë për divorc nga anëtari i “Migos”, 28 vjeç, shkruajnë mediat e huaja, transmeton lajmi.net.
Lajmi i zyrtarizuar nuk ka asnjë befasi meqë çifti – të dy prindër të Kulture Kiari, dy vjeçe – kanë kaluar kohë së bashku që nga ditëlindja e Cardi B në fillim të tetorit dhe kjo ishte në një far mënyre konfirmim lidhur me këtë çështje.
Cardi shkroi në Twitter duke thënë se të dy ishin përsëri së bashku. (Që atëherë ajo ka fshirë llogarinë e saj në Twitter.)
“Nëse dua të shkoj në një ekstrem për të dhënë një orë mësimi dhe një dosje për divorc, unë mund ta bëj atë”, tha ajo në një video. “Është jeta ime. Unë nuk po bëj asnjë abuzim”, tha ajo.























