23:46 / 02.11.2020
Gëzim Kelmendi reagon pas sulmit në Vjenë, e quan akt terrorist
Një sulm terrorist ka ndodhur në kryeqytetin e Austrisë. Disa persona janë lënduar ndërsa raportohet edhe për të vdekur.
Ndërkohë lidhur me këtë ka reaguar edhe kryetari i partisë Fjala, Gëzim Kelmendi.
“Vrasja që ka ndodhur sonte në Vjenë është akt i tmerrshëm terrorist. Ata që kanë bërë këtë krim monstruoz meritojnë dënim të ashpër. Terrorizmi nuk njeh fe, komb as racë. Terrorizmi dhe terroristët meritojnë goditje të fuqishme. ZOTI dhuroftë paqe e qetësi në Austri në veçanti dhe në botë në përgjithësi.”, ka thënë ai.























