Basha takim me mjekët: Numri i viktimave nga COVID është shumë më i lartë
BKT
Shqipëri

Basha takim me mjekët: Numri i viktimave nga COVID është shumë më i lartë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në takimin që po zhvillon këtë të martë me mjekët e familjes u shpreh se ka informacione për dhjetëra raste me COVID të padeklaruara nga autoritetet shëndetësore.

Sipas tij, numri i vdekjeve është më i lartë nga sa është raportuar.

“Dje, kam kontaktuar me të sëmurë që kërkonin mbështetje për gjendjen ku ishin. Kam informacione për dhjetëra raste të paraportuara nga autoritetet. Numri i fataliteteve shumë më i lartë se ai i raportuar. Dje mbi një orë e gjysmë kam qenë në telefon me të sëmurë dhe familjarë që kërkon mbështetje. Më thonë që një pjesë i detyroni që t’i coni për të bërë skanerin, nëse i çoni për të bërë skanerin të QSUT, ca do të thotë kjo a bëhet skaneri për këdo që ka simptoma”, tha Basha./VP


MË SHUME NGA Shqipëri