Berisha: Të zhdukurit janë edhe nga komunitetet e tjera, jo vetëm shqiptarë
BKT
Lajme

Berisha: Të zhdukurit janë edhe nga komunitetet e tjera, jo vetëm shqiptarë

Deputeti nga Partia Liberale Egjiptiane, Veton Berisha ka kritikuar kolegët e tij, të cilët siç tha ai, nuk po përmendin edhe pjesëtarët e komuniteteve të tjera si të zhdukur por vetëm shqiptarët.

Ai gjatë debatit parlamentar për të pagjeturit, ka kërkuar që të zbardhet fati i secilit të zhdukur, dhe që një gjë e tillë të jetë kusht përballë Serbisë.

“Nuk u ndjeva mirë për faktin se nuk e di a kanë informacione deputetët që të zhdukurit janë edhe nga komunitetet e tjera, nuk janë vetëm shqiptarë. Dhe kjo është mirë të potencohet se Serbia nuk ka kursyer as të tjerë. Shumica nga deputetët e thanë që të zhdukurit shqiptarë 1600. Unë iu referohem Fondit për të Drejtat Humanitare, i cili ka të dhënat e verifikueshme dhe ato të dhëna tregojnë se të zhdukur janë edhe prej komuniteteve të tjera. Në këtë rast edhe prej komunitetit të cilin unë e përfaqësoj si egjiptianë”, ka thënë ai.

Berisha tha se secila familje e të zhdukurve duhet të respektohet si e tillë. Për këtë tha se përgjegjësia u takon agresorëve serbë, por që kërkoi unifikim të spektrit politik.


MË SHUME NGA Lajme