19:21 / 03.11.2020
Për sulmin në Vjenë arrestohen edhe dy persona në Zvicër
Dy zviceranë janë arrestuar sot në Zvicër, si të dyshuar për lidhje me sulmin e mbrëmshëm terrorist në Vjenë, në të cilën mbetën të vrarë të paktën katër persona.
Policia zvicerane ka njoftuar se arrestimi është kryer në bashkëpunim me autoritetet austriake.
Të arrestuarit janë një 18-vjeçar dhe një 24 vjeçar të cilët dyshohet se kanë lidhje me kryerësin e vrasjeve në kryeqytetin austriak, shqiptarin nga Maqedonia e Veriut, K.F.
Përveç policisë, në operacionin e arrestimit sipas raportimeve janë përfshirë edhe prokurori publik i Cyrihut, Zyra Federale e Policisë(FEDPOL) si dhe policia e Winterthurit.























