Pirlo: Na shërbeu si mësim humbja me Barcelonën
BKT
Sport

Pirlo: Na shërbeu si mësim humbja me Barcelonën

Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo,ka deklaruar se duhet respektuar kundërshtari sepse ndeshjet e Champions-it janë të gjitha delikate.

 “Budapesti është qytet i bukur, por ne jemi këtu për t’a luajtur dhe fituar këtë sfidë. Një skuadër e mirë, bëri një ndeshje të bukur me Dinamo Kievit. Duhet t’a respektojmë kundërshtarin sepse çdo ndeshje në Champions është e vështirë dhe këto tri pikë peshojnë gjithmonë tri pikë”, ka thënë ai. 

Ai është ndalur edhe te ndeshja me Barcelonën. 

 “Ajo humbje na bëri të kuptojmë se kemi nevojë të përmirësohemi, sepse për të tilla ndeshje nevojitet shumë organizim. Të përballesh që në fillim me Barcelonën të bën mirë sepse në të ardhmen të nevojitet si një mësim për të përmirësuar gabimet dhe për të luajtur më mirë në ndeshjen e kthimit”, ka theksuar Pirlo.