22:02 / 03.11.2020
Kanye voton veten për president të Amerikës
Kanye West e ka votuar veten në zgjedhjet presidenciale të Amerikës.
Reperi i njohur, Kanye West, për herë të parë në jetën e tij ka dalë të votojë në zgjedhjet e SHBA-së, shkruajnë mediat e huaja.
Dhe këtë herë tha se e ka votuar dikë që e njeh shumë mirë, pra veten.

“Sot jam duke votuar për herë të parë në jetën time për Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Është dikush që e njoh mirë… unë, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Twitter.
Kanye West është edhe kandidat për president, gjë të cilën e kishte paralajmëruar që në vitin 2015.























