Infektohet me Covid ministri i turizmit Blendi Klosi
BKT
Shqipëri

Infektohet me Covid ministri i turizmit Blendi Klosi

Ministri i Turizmit Blendi Klosi është infektuar me koronavirus. Lajmin e ka përcjellë vetë Klosi përmes një postimi në rrjetin social.

“Të nderuar miq. Pas testimit për COVID 19, rezultova pozitiv. Me nisjen e trajtimit dhe karantinimit sipas protokolleve, gjej rastin të ritheksoj rëndësinë e respektimit të të gjitha masave të rekomanduara nga ekspertët e shëndetësisë, për parandalimin e përhapjes. Ju uroj të gjithëve shëndet”- shkruan ai.


MË SHUME NGA Shqipëri