Superliga vjen sot me tri ndeshje interesante
BKT
Sport

Superliga vjen sot me tri ndeshje interesante

E mërkura hap javën 11 të Superligës së Kosovës në futboll.

Sot në program janë tri ndeshje. Trepça ’89 pret kampionin Dritën, në takimin që drejtohet nga gjyqtari Genc Nuza.

Prishtina synon t’i kthehet fitores, në përballjen me Arbërinë, që luhet në ‘Fadil Vokrri’.

Gjyqtar kryesor është Shpëtim Murtezi.

Besa – Drenica, është një tjetër ndeshje interesante. Takimi gjykohet nga Tefik Maloku, raporton Olle.

Të gjitha ndeshjet fillojnë në ora 13:30.