Bëri thirrje për të mos votuar Kanye West
BKT
Magazina

Bëri thirrje për të mos votuar Kanye West

Jennifer Aniston iu bëri thirrje fansave të saj të mos votojnë Kanye ëest në zgjedhjet presidenciale, dhe duket se kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak Kim Kardashian. Ylli i “Friends” ndau opinionin me ndjekësit, ndërsa iu kërkoi që të siguroheshin se po jepnin votat e tyre me mençuri. “Nuk është qesharake të votosh për Kanye. Nuk di si ta them ndryshe. Ju lutemi jini të përgjegjshëm.”, shkroi ndër të tjera aktorja.

40-vjeçarja dhe reperi thuhet se kanë mbetur të shokuar nga deklarata e aktores. Një burim tha për revistën “Heat”: “I shokoi të dy dhe sa më shumë që mendojnë për të, aq më shumë nevrikosen. Ata thonë se Jennifer nuk mund të shpëtojë kaq lehtë duke u tallur me Kanye në një mënyrë kaq të vrazhdë dhe shpërfillëse, dhe tashmë kanë filluar të punojnë për hakmarrjen.”

Pak ditë më parë, mbi deklaratën e aktores reagoi dhe vetë reperi teksa tha “Wow, intervista me Rogan i paska shokuar. As seriali ‘Friends’ nuk ishte “funny”. Babai i katër fëmijëve po vazhdon ende përpjekjen e tij për t’u bërë president, duke i nxitur ndjekësit të shkruajnë emrin e tij në fletëvotim kur të shkojnë për të votuar. Emri i reperit pritet të shfaqet në vetëm 11 nga 50 shtetet, pasi nuk arriti të dorëzonte në kohën e duhur dokumentet e nevojshme. 


MË SHUME NGA Magazina