10:48 / 04.11.2020
Në KPA mbahet sot seanca e parë publike për Arjana Fullanin
Ditën e sotme në orën 10:30 do të mbahet seanca e parë publike në Kolegjin e Posaçëm të Apelit për ish anëtaren e gjykatës së Lartë, Arjana Fullani.
Fullani kërkon rrëzimin e një pike në vendimin e shkallës së parë të Vetingut, që e ka përjashtuar atë me 15 vite nga drejtësia shqiptare, pasi dha dorëheqjen.
Njoftimi:
Sot, ne 10:30, seanca e pare publike A.Fullani. Seanca do te transmetohet live ne faqe, deri ne momentin e lejuar nga kryesuesja. Vijimin e seances, gazetaret mund ta ndjekin ne ambientet e KPA-së./TCH























