LSI `pa maska`, Kryemadhi takim me banorët e Kombinatit për `rindërtimin`
BKT
Shqipëri

LSI `pa maska`, Kryemadhi takim me banorët e Kombinatit për `rindërtimin`

Në konferencën e përjavshme me gazetarët, Monika Kryemadhi deklaroi se Lëvizja Socialiste për Integrim është me “imunitet top”.

Këtë gjë ajo e dëshmoi sot gjatë një takimi me banorë të zonës së Kombinatit në Tiranë.

E shoqëruar nga përfaqësues të LSI-së, Kryemadhi u shfaq sërish në mjedise të hapura dhe të mbyllura pa maskë për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

Por LSI përveç se me “imunitet top” duket se është edhe me shumë fat. Ka më shumë se 3 javë që ka filluar zbatimi i ndëshkimeve ndaj qytetarëve që nuk mbajnë maskë dhe numri i sanksioneve ka kaluar 10 mijë të gjobiturit, gjë që mesa duket nuk reflektohet tek LSI-ja.

Pavarësisht debatit për mbajtjen e maskës, Kryemadhi kërkoi nga banorët e Kombinatit që të marrin masa për rindërtimin e banesave në mënyrë që të jenë përfitues duke marr si shembull fatin e banorëve të Fierzës në kohën kur u ndërtua hidrocentrali, njofton euronews.albania.

“Banorët e Fierzës kanë 40 vjet që nuk kanë marrë pronat që u përmbytën nga ndërtimi i liqenit,” – krahasoi Kryemadhi.

Prej disa ditës kryetarja e LSI-së ka kundërshtuar planin e Bashkisë për rindërtimin e Kombinatit duke kërkuar që pallatet që do të shemben të rindërtohen në të njëjtin vend ku janë.


MË SHUME NGA Shqipëri