Kostot e ilaçeve, Basha: Njerëzit po i blejnë me listë
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, po zhvillon këtë të mërkurë një takim me përfaqësuesit e Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë.
Lideri demokrat vuri në dukje kushtet e vështira me të cilat iu duhet të operojnë farmacistët, teksa nënvizoi se ka nisur një mungesë e theksuar e ilaçeve për koronavirusin.
Basha tha se ndaj farmacistëve hidhen akuza të pabaza dhe se trajtimi i COVID ka një kosto të papërballueshme.
“Vetëm një paketë e vogël e trajtimit rimbursohet. Ka alarm për mungesën e barnave të rimbursueshme. Farmacitë janë bërë si dyqanet me lista borxhesh, njerëzit po marrin barna me lista. Marrja e barnave me listë po shndërrohet në këtë dukuri normale.”
Ndër të tjera, Basha iu premtoi se PD do të bëjë gjithçka për t’i mbështetur në këtë kohë.
“Kemi bërë thirrje për blerjen e dozave të vaksinave për gripin stinor. Do të bëjmë gjithçka që në reformën tërësore të sistemit shëndetësor farmacistët shqiptarë do të gjejnë veten.” /VP























