COVID-19/ Policia gjobit 609 qytetarë pa maska, shoqërohen 8 persona
Policia e Shtetit ka njoftuar se në kuadër të vendimit të qeverisë për mbajtjen e detyrueshme të maskave edhe në ambiente publike, janë gjobitur me masën 3000 lekë të reja 609 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit.
Sipas Policisë, është gjobitur gjithashtu dhe një adminitrator lokali me një gjobë prej 1 milion lekësh pasi lokali kishte muzikë pas orës 20:00 dhe nuk respektoheshin protokollet e sigurisë që kanë si qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Prej situatës së rënduar të infektimeve nga COVID-19, policia e shtetit ka vijuar apelin për të gjithë qytetarët që të vendosin maskat mbrojtëse, të respektojnë me rigorozitet vetë-karantinimin e detyrueshëm nga ata qytetarë që janë të prekur me COVID-19, si dhe pronarët e lokaleve të respektojnë protokollet e sigurisë dhe të mos kundërshtojnë urdhrin e punonjësve të Policisë./abcnews























