Fiton më në fund Prishtina, Besa dhe Drenica ndajnë pikët
BKT
Sport

Fiton më në fund Prishtina, Besa dhe Drenica ndajnë pikët

Prishtina ka regjistruar fitoren e parë pas tre humbjeve radhazi.

Bardhekaltërit triumfuan në shtëpi me rezultat minimal 1:0 ndaj Arbërisë.

Goli i Enis Gavazaj (11’) nga penalltia ishte vendimtar në këtë takim, ku mysafirët kishin rastet e tyre për të baraspeshuar rezultatin.

Prishtina ngjitet në vendin e pestë me 14 pikë, kurse Arbëria vijon rënien dhe tani pozicionohet në vendin e tetë me 11 pikë.

Ndërkaq, në ndeshjen tjetër Besa dhe Drenica kanë luajtur pa gola.

Drenica tashmë renditen në vendin e katërt me 15 pikë, kurse Besa në vendin e nëntë ka gjashtë pikë.