17:08 / 04.11.2020
Zbulohet arsyeja e largimit të Travis Scott nga rrjetet sociale
Travis Scott është larguar nga rrjetet sociale.
Reperi Travis Scott së fundmi vendosi të bënte një pushim nga rrjetet sociale, shkruajnë mediat e huaja.
Pasi mori këtë vendim, fansat thanë se arsyeja ishte se u perball me kritikat e shumta nga ndjekësit për veshjen e tij.

Reperi zgjodhi të vishej si “Batman” për “Halloween”, por fansat kishin pritshmëri të tjera dhe u cilësua si aspak kreativ.
Dhe mendohet se kjo është pikërisht arsyeja se përse ai vendosi të largohet nga rrjetet sociale, komentet negative gjithandej.























