Gashi: “Historia përbëhet nga tri shkronjat e arta- UÇK”
BKT
Lajme

Gashi: “Historia përbëhet nga tri shkronjat e arta- UÇK”

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka reaguar pas arrestimit të ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqit dhe konfirmimit të aktakuzës ndaj deputetit, Rexhep Selimit nga Gjykata Speciale.

Kryetari Gashi në reagimin e tij është shprehur se: “Historia shkruhet vetëm njëherë, kjo histori përbëhet nga tri shkronjat e arta- #UÇK, që me gjakun e dëshmorëve të kombit dhe trimërinë e pashoq të heronjve të gjallë, sot Kosova ka lirinë,pavaresinë dhe shtetësinë”.

Ndër tjerash, ai ka shprehur se pjestarët e UÇK-së, edhe këtë herë do të dëshmojnë se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte e pastër dhe e drejtë!

Shkrimi i plotë i Kryetarit Gashi:

“Ftesat nga dhomat e specializuara për pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për ish-zëdhënësin z.Jakup Krasniqi dhe themeluesin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, z.Rexhep Selimin, dëshmojnë se shqiptarët në vazhdimësi po përballen padrejtësisht me gjykatat e drejtësinë ndërkombëtare të fabrikuara nga regjimi serb, por gjithmonë me kokën lartë dhe krenar për luftën e shenjtë e të pastër për liri!

Historia shkruhet vetëm njëherë, kjo histori përbëhet nga tri shkronjat e arta- #UÇK, që me gjakun e dëshmorëve të kombit dhe trimërinë e pashoq të heronjve të gjallë, sot Kosova ka lirinë,pavaresinë dhe shtetësinë! 

Baca Jakup dhe Rexhë, ashtu siç dolët faqebardhë në luftën për liri, edhe këtë herë do të dëshmoni se lufta jonë ishte e drejtë!

Edhe ne jemi me JU- #UÇK

Përgjithmonë, #meçlirimtarët!


MË SHUME NGA Lajme