Policia e Kosovës pranë zyrave të EULEX-it, pritet ardhja e Rexhep Selimit
BKT
Lajme

Policia e Kosovës pranë zyrave të EULEX-it, pritet ardhja e Rexhep Selimit

Policia e Kosovës gjendet momentalisht pranë zyrave të EULEX-it aty ku për pak pritet të arrijë shefi i grupit parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimi.

Pas homazheve te varri i aktivistit të ndjerë të LVV-së, Astrit Deharit në përvjetorin e katërt të vdekjes së tij, shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, pritet që për pak të arrijë te zyrat e EULEX-it në Fushë Kosovë.

Pastaj, ai do të niset për në Hagë.

Selimit i është konfirmuar aktakuza nga Specialja mbrëmë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Selimi përmes një shkrimi në Facebook.


MË SHUME NGA Lajme