10:00 / 05.11.2020
Kuvendi i Shqipërisë sot shqyrton projektligjin për buxhetin e vitit 2021
Kuvendi shqyrton sot në parim projektligjin “Për buxhetin e vitit 2021”.
Për këtë projektbuxhet do të shprehen sot relatori Anastas Angjeli, Komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat dhe të gjitha Komisionet e tjera parlamentare për dhënie mendimi.
Kuvendi shqyrton sot edhe projektvendimin “Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimit të pagave të punonjësve me kohë të plotë pune të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”.
Kuvendi shqyrton edhe projektvendimin “Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimit të pagave të punonjësve me kohë jo të plotë pune të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”.























