11:06 / 05.11.2020
Presidenti Thaçi mban konferencë për media në orën 11:30
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot në orën 11:30, do të mbajë konferencë për media.
Arsyeja e kësaj konference nuk është bërë e ditur nga Presidenca, por ajo vjen pas zhvillimeve të fundit nga Gjykata Speciale, ku tashmë janë konfirmuar aktakuzat ndaj Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit dhe së fundmi edhe ndaj kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.























