Lana Del Rey lanson album me këngë klasike amerikane për Krishtlindje
Lana Del Rey së fundmi ndau këngën e re ‘Let Me Love You Like A Woman’, kënga e parë që mbërrin nga albumi i saj i ardhshëm ‘Chemtrails Over The Country Club’, shkruan NME.
‘Chemtrails Over The Country Club’ u shty nga data origjinale në shtator të këtij viti për shkak të pandemisë së koronavirusit. "Për shkak të procesit të vinilit (pllakave) që zgjasin për 11 javë, mund të zgjatet deri me 7 janar", u tha ajo fansave gjatë një nënshkrimi të fundit për librin e saj me poezi, “Violet Bent Backward Over The Grass”.
Mbrëmë, Del Rey në mediat sociale shpjegoi se albumi ndoshta nuk do të mbërrijë deri në pranverë "sepse nuk mund të bëj që fabrikat e incizimit të hapen deri më 5 mars". Ajo po ashtu premtoi lansimin e "një incizimi digjital të këngëve standarde dhe klasike amerikane për Krishtlindje".
Këngëtarja nuk konfirmoi datën e lansimit të projektit. Ndërkohë, Del Rey ka zbuluar se ajo ka dhuruar disa të hyra nga libri i saj i fundit për të siguruar ujë të pastër për disa nga komunitetet më të prekshme të Navajo Nation të Amerikës.























