Cakolli: Që nga sot Vjosa Osmani është ud e presidentit të Kosovës
RTKlive
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, parë ka bërë të ditur se Gjykata Speciale ka konfirmuar aktakuzën kundër tij dhe ka dhënë dorëheqjen nga posti i Presidentit.
Pas dorëheqjes së Presidentit, neni 90 pika 1 e Kushtetutës i jep të drejtë Kryetarit të Kuvendit për të marrë postin e Presidentit, në këtë rast Vjosa Osmani.
“Në rast se Presidenti i Republikës së Kosovës përkohësisht nuk është i aftë për të përmbushur përgjegjësitë e tij/saj, ajo/ai mund t’ia kalojë vullnetarisht detyrat e postit të tij/saj, Kryetarit të Kuvendit, i cili do të jetë ushtrues i detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës. Urdhri i Presidentit për kalimin e përgjegjësive duhet të përmbajë veçanërisht arsyet dhe kohëzgjatjen e kalimit të përgjegjësive, nëse ka njohuri për to. Presidenti i Republikës së Kosovës do të rifillojë ushtrimin e përgjegjësive kur të jetë në gjendje t’i ushtrojë përgjegjësitë, dhe kështu Kryetarit të Kuvendit i pushon posti i ushtruesit të detyrës së Presidentit” shkruhet në Kushtetutë.
Eugen Cakolli nga KDI, që monitoron punën e legjislativit, tha që nga momenti i presidenti të Kosovës që ka dhënë dorëheqje, ajo konsiderohet se është e vlefshme.
“Dorëheqje e tij hyn në fuqi ne momentin e deklarimit të tij publik, kjo i hap rrugë bartjes së kompetencës tek kryetarja e Kuvendit të Kosovës, ajo mund të ushtroj funksionin deri në gjashtë muaj”, tha ai për RTK.
Sipas tij nuk ka procedurë të bartjes së kompetencave.























