Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Nesër në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Mysafiri i parë do të jetë Arianit Beqiri artist. Ai flet për ekspozitën personale: recetë kuzhine.
Kurse mysafirë të tjerë do të jenë Armend Baloku, aktor dhe Vlora Nikçi, producente e shfaqjes. Ata flasin për "lahutë e malësisë" premierë në teatrin kombëtar të Kosovës
Naser Dula, drejtor i "VIHUELA GUITAR FEST 2020" dhe Denis Bizhga, kitarist, flasin për “VIHUELA GUITAR FEST 2020"
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjell për shikuesit edhe storie të larmishme, të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























