14:44 / 05.11.2020
Kamer Zymberi, kandidat për kuvendin komunal në Martigny kërkon mbështetje
Kamer Zymberi nga Gjilani i cili jeton dhe vepron në Zvicër, ka fituar të drejtën që të kandidojë për këshillin e përgjithshëm të kuvendit komunal të Martigny nga partia PLR.
Dita e fundit e votimit do të jetë deri me 15 Nëntor 2020 dhe mbështetja e juaj është shumë domethënëse për rrugëtimin e tij politik në shtetin zviceran!
Duke ditur që mërgata jonë ka ndikim të fuqishëm në çdo aspekt, ju ftoj që të gjithë ju që keni familjarë apo të afërm që jetojnë në Martigny të Zvicrës, ta mbështesni me votë.
Lista Nr. 1 – PLR
Nr. 1.13 – Kamer Zymberi
























