​Hoti: BE ta trajtojë Kosovën si të barabartë në mesin e të barabartëve
BKT
Lajme

​Hoti: BE ta trajtojë Kosovën si të barabartë në mesin e të barabartëve

Kryeministri Avdullah Hoti është pritur në takim nga sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin me të cilin ka biseduar për liberalizimin e vizave dhe mosnjohjen e Republikës së Kosovës nga pesë vendet anëtare të Bashkimit Evropian.

Hoti ka njoftuar kardinalin Parolin me rrjedhën e procesit të dialogut me Serbinë dhe me të drejtat të cilat i gëzojnë serbët e Kosovës në të gjitha nivelet.

Ai ka kërkuar që BE-ja ta trajtojë Kosovën si të barabartë në mesin e të barabartëve, gjë që do përbënte një kthesë pozitive në dobi të stabilitetit të qëndrueshëm, sigurisë dhe zhvillimit ekonomik afatgjatë të rajonit.

Në takim është biseduar edhe për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit dhe të komunikimit përmes marrëveshjeve të mirëkuptimit, që do të rezultonte me njohje të vlefshme të sistemit të vlerave të përbashkëta të të dyja vendeve.


MË SHUME NGA Lajme