16:22 / 05.11.2020
Superliga rikthehet në fundjave me sfida të zjarrta, live në Radio Kosova
Pas ndeshjeve të mesjavës, elita e futbollit kthehet këtë vikend me ndeshjet e javës së 12-të, raporton RTKLive.com.
Vikendi që po vjen parashikohet tejet i ‘nxehtë’ për duelet e Superligës.
Përballja mes Arbërisë dhe Besës, do të hap sfidat e javës së 12-të, derisa e diela pasdite sjellë dy super-derbi, Ballkani-Gjilani dhe Drita-Prishtina.
Të njëjtë dite luhet edhe dueli mes Llapit dhe Trepçës ’89, ndërkaq, derbi i Drenicës mes skuadrës me të njëjtin emër dhe Feronikelit luhet të hënën pasdite.
Të gjitha ndeshjet e elitës sonë që nisin në orën 13:00, do transmetohen live në radion numër një, Radio Kosova. /RTKLive/
























