“Kjo po më vret”, Rita nuk pajtohet që Britania të izolohet sërish
BKT
Magazina

“Kjo po më vret”, Rita nuk pajtohet që Britania të izolohet sërish

Rita ka reaguar edhe një herë lidhur me izolimin e Britanisë.

Për shkak të rritjes së rasteve të të infektuarve me COVID-19, Britania sot është futur sërish në izolim.

Këtë gjë shumë qytetar nuk e kanë pritur mirë, e mes tyre edhe këngëtarja Rita Ora duket e pikëlluar për këtë vendim.

“Kjo vazhdon të më vret vërtet, izolimi i dytë, le të mos e bëjmë këtë sërish”, ka shkruar Rita në postimin e fundit.

Rita Ora ka kohë që nuk ka qenë aktive me projekte të reja muzikore, por pritet që së shpejti t’i sjell për fansat këngët që i ka punuar gjatë këtyre muajve. 

 


MË SHUME NGA Magazina