20:57 / 05.11.2020
Roma e deklason CFR Cluj-in
Roma e ka deklasuiar 5-0 CFR Cluj të enjten në ndeshjen e luajtur në kuadër të grupit A në Ligën e Evropës.
Henrikh Mkhitaryan, Roger Ibanez, Borja Mayoral (dy herë) dhe Pedro Rodriguez ishin realizatorët e golave në një ndeshje të dominuar totalisht nga italianët.
Gjatë tërë ndeshjes për Romën ka luajtur edhe futbollisti shqiptar Marash Kumbulla.























