09:05 / 06.11.2020
Kushtet e Realit për rinovimin me Ramos
Real Madrid dhe Sergio Ramos kanë bërë lëvizjet e para për vazhdimin e kontratës.
Fakti që nga janari i vitit të ardhshëm spanjolli ka të drejtë negocimi dhe lidhje kontrate me cilëndo skuadër, po ngjallë frikë te tifozët e Real Madrid.
Mediet në Spanjë raportojnë se Real Madrid janë të interesuar të mbajnë Ramosin në skuadër.
Real Madrid do t’i ofrojë Ramosit kontratë dy vjeçare, por nuk do të ketë rritje të pagës.
Mbrojtësit spanjoll do ta ketë fjalën përfundimtare, dhe klubi do ta respektojë vendimin e tij.























