Veliu: E kemi rritur nivelin e gatishmërisë për çdolloj situate
BKT
Lajme

Veliu: E kemi rritur nivelin e gatishmërisë për çdolloj situate

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu ka folur në mbledhjen e sotme të Qeverisë për aktakuzat e Speciales.

“Gatishmëria për bashkëpunim me prokurorinë speciale e të akuzuarve vërteton pjekurinë politike dhe idealin që ka pasur lufta jonë. Nuk kemi asnjë dyshim që lufta ka qenë luftë që ka mbrojtur vlerat më sublime”, ka thënë Veliu.

Ai thotë se kanë edhe një plan për të parandaluar ndonjë incident të mundshëm pas këtyre zhvillimeve.

“Policia ka inkorporuar planin e saj, ku përfshihen masat që kanë mbrojtjen e zonave me popullsi të përzier në rast të ndonjë incidenti të mundshëm por edhe plani që përmban të gjitha skenarët e mundshëm. Policia ka vendosur të gjitha mjetet për t’u përgjigjur në një situatë të mundshme. Është rritur niveli i gatishmërisë”, tha ai.


MË SHUME NGA Lajme