BE dhuron 30 respiratorë për covid-4
Spitali COVID 4 është pajisur sot me 30 respiratorë të rinj nga BE.
Ambasadori i BE në Tiranë, Luiggi Soreca tha se na pret një dimër i vështirë, dhe se me rastet në rritje të të prekurve me COVID, personeli mjekësor ndihet nën presion:
“Kjo është pjesa e 6 e ndihmës për Shqipërinë për të fituar betejën kundër COVID-19. Kjo është një luftë me një përpjekje mbrëslënëse që shohim nga personeli mjekësor. Me shifra në rritje. Kapacitetet janë shtuar dhe personeli shëndetësor është nën presion. Dua të falenderoj mjekët dhe infermierët, epidemiologët, punonjësit e ISHP. Dua t’i falënderoj dhe jemi krenarë që ne si BE kemi mundësinë që ju kemi ndihmuar prej fillimit. Ne duam që të falënderojmë personelin mjekësor me gjithçka që ka bërë. BE e ka mbështetur me 50 mln euro, si me respiratorë të lëvizshëm. 46 mln euro janë akorduar për të ulur ndikimin e krizës. Do kemi një dimër që do të jetë i vështirë. Në javët në vijim do shkojmë shpeshtësi të rasteve.”
Dhurimi i 30 respiartorëve vjen si pjesë e 6 e ndihmës që i jepet shqipërisë për pandeminë nga BE./RTSH























