Eurosport e ka këtë vlerësim për Kumbullën
BKT
Sport

Eurosport e ka këtë vlerësim për Kumbullën

Marash Kumbulla pati një tjetër paraqitje të madhe në mbrëmjen e djeshme të Ligës së Evropës, teksa Roma e tij fitoi me rezultatin 5-0 ndaj rumunëve të Cluj.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ishte në fushë për 90-minuta të plota dhe nga anët e tij kishte gjithçka në kontroll duke ia bërë më të lehtë ndeshjen shokëve të skuadrës.

Në vlerësimin pas ndeshjes nga ana e Eurosport, theksohet se 20-vjeçari vazhdon të rritet.

Kumbulla, 6.5- “Një tjetër provë e mirë në anën defensive, për një lojtar i cili vazhdon të rritet”, ishin fjalët për paraqitjen e Kumbullës.

Kujtojmë se në Ligën e Evropës, Kumbulla i ka luajtur të tria ndeshjet e Romës, madje ka shënuar edhe një gol në përballjen ndaj Yong Boys.