14:47 / 06.11.2020
Edhe pas 6 orësh po vazhdon bastisja e shtëpisë së Thaçit
Edhe pas 6 orësh, po vazhdon bastisja e shtëpisë së ish-presidentit Thaçi nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, i asistuar nga EULEX-i dhe Policia e Kosovës.
Aty në afërsi te shtëpisë së ish-presidentit, Hashim Thaçi janë parë dy deputete të PDK-së, Ganimete Musliu dhe Evgjeni Thaçi. Ato kanë biseduar me familjarë të Thaçit.
Aksioni i bastisjes në shtëpinë e Thaçit është duke vazhduar qysh nga orët e hershme të mëngjesit.























