14:47 / 06.11.2020
Thiago mungon në derbin Man City – Liverpool
Manchester City të dielën pret Liverpoolin për të zhvilluar derbin e javës në Premierligën angleze.
Kjo sfidë pritet të sjellë një ballafaqim interesant, kur dihet se këto dy skuadra në vitet e fundit po dominojnë futbollin anglez.
Një lajm i keq për Liverpoolin për këtë derbi është mungesa e Thiago Alcantara.
Është trajneri Jurgen Klopp që ka konfirmuar se mesfushori spanjoll do të mungojë ndaj Manchester Cityt, përcjell lajmi.
Thiago vazhdon rehabilitimin pas dëmtimit të pësuar muajin e kaluar në derbi ndaj Evertonit.























