17:27 / 06.11.2020
"Konte tani po bën më shumë dëme se gjëra të mira"
Rezultatet po mungojnë te Inter dhe në mendimin e një ish-futbollisti legjendar të zikaltërve si Luis Suarez, peshën më të madhe të fajit e ka trajneri Antonio Konte, i cili sipas tij për momentin po shkakton më shumë dëme se gjëra të mira.
“Për momentin mendoj se Konte po bën më shumë dëme se gjëra ta mira. Interi nuk po ecën mirë, dhe nëse shikoj të gjithë lojtarët që janë transferuar, mendoj se rezultatet nuk janë të duhurit. Prej momentit kur Konte ka ardhur, nuk ka arritur ende të krijojë skuadrën, të krijojë një skuadër të nivelit të lartë", u shpreh Suarez, transmeton "VipSport". Pastaj nëse duam të kënaqemi në këtë moment, atëherë është një diskutim tjetër, por Interi nuk mund të vetëkënaqet”.























