20:19 / 06.11.2020
Enrique: Morata ka rifituar besimin, është përmirësuar
Trajneri i Kombëtares së Spanjës, Luis Enrique ka lavdëruar yllin e Juventusit, Alvaro Morata.
Spanjolli ka gjetur formën e mirë të “Bianconerët” dhe menjëherë ka fituar vendin në 11-shën titullare, përcjellë lajmi.net.
Forma e mirë ka ndikuar që të rifitojë ftesën për të përfaqësuar Kombëtaren e Spanjës dhe Enrique është i lumtur me lojtarin.
“Mund të shohësh që prej rikthimit të Juventusi, ka rifituar besimin. Është rikthyer në tjetër lojtar dhe statistikat e dëshmojnë”.
“Është përmirësuar si në aspektin ofensivë, ashtu edhe defensivë”, deklaroi ai.
Ndërkohë, kujtojmë se Morata është vetëm huazim te gjiganti italian, skuadër e cila ka mundësinë e blerjes për 60 milionë euro.























