Aktori Geoffrey Palmer ndërron jetë në moshën 93 vjeçare
BKT
Magazina

Aktori Geoffrey Palmer ndërron jetë në moshën 93 vjeçare

U nda nga jeta ylli televiziv, Geoffrey Palmer.

Aktori Geoffrey Palmer, i njohur për rolet e tij në komedi të tilla si Butterflies, As Time Goes By dhe The Fall and Rise of Reginald Perrin, ka vdekur në moshën 93 vjeçare, shkruan BBC.

Ai vdiq i qetë në shtëpi, tha agjenti i tij.

I gjithanshëm dhe i frytshëm, ai ishte i njohur dhe i dashur për të shprehurit dhe sjelljen që ua jepte personazheve të tij.

Dame Judi e quajti aktorin mjeshtër të komedisë, teksa shkroi “E kam pëlqyer atë gjithë jetën time. Sa me fat që kam qenë që e kam njohur për kaq shumë kohë”.

Bashkë-ylli që luajti me të në Butterflies nga viti 1978 deri më 1983, Wendy Craig, shkroi: “Ishte thjesht kënaqësi të punosh me të, koha e tij ishte e përsosur”.

Rolet e tij të hershme televizive përfshinin paraqitje në The Army Game, The Saint dhe The Avengers dhe ai vazhdoi të shfaqej në episodin Doctor Who, etj. 


MË SHUME NGA Magazina