Koeman zbulon arsyen pse e uli Messin në bankën e rezervistëve
Barcelona ka realizuar një fitore me rezultat 5-2 kundër Real Batisit në ndeshjen e zhvilluar të shtunën.
Ajo që ra në sy ishte vendimi i trajnerit të Barcelonës, Ronald Koeman, i cili e la të ulur në bankën e rezervistëve yllin e skuadrës, Lionel Messin, por i cili la shenjën e tij me t’u inkuadruar në lojë pas 45 minutave të para duke realizuar dy gola.
Pas ndeshjes, Koeman sqaroi para medieve vendimin e tij.
“I urojë lojtarët e mi. Ata treguan një nivel të lartë të lojës një pjesën e dytë. Isha shumë i kënaqur me reagimin e tyre. Griezmann ka shumë besim tek vetja e tij. Ai ishte i pa fat dhe nuk shënoi gol, por bëri atë që ne prisnim të bënte.”
“Messi në stol? Ai nuk ishte mjaftueshëm i gatshëm për të startuar sot, por siç edhe e keni parë, prezenca e tij në pjesën e dytë ishte shumë e rëndësishme.”, deklaroi Koeman.























