​Chelsea triumfon me lehtësi ndaj Shefield United
BKT
Sport

​Chelsea triumfon me lehtësi ndaj Shefield United

Chelsea ka realizuar një fitore të lehtë në Premier League duke e mposhtur SheffieLd Unitedin në “Stamford Bridge” me rezultat 4-1.

Ishin mysafirët ata të cilët kaluan në epërsi me golin e McGoldrick, por pas këtij goli erdhi reagimi i fuqishëm i vendasve.

Së pari shifrat i barazoi Tony Abraham, e pastaj Chilwell i kaloi vendasit në epërsi.

Në pjesën e dytë, Chelsea e siguroi fitoren edhe me dy gola të tjerë te realizuar nga Silva dhe Timo Werner.

Pas kësaj fitore, Chelsea ka të mbledhura 15 pikë dhe pozicionohet në vendin e tretë në tabel.